Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ftuar në emisionin ‘’Real Story të Sokol Ballës në News24 ka thënë se në zgjedhjet e 2021 Meta, Basha e Kryemadhi kanë të gjitha shanset të garojnë si koalicion por jo me model klasik, por me një listë të përbashkët.

Sipas Ballës edhe në Kosovë nuk ka koalicione parazgjedhore por bien dakord paraprakisht partitë para zgjedhjeve, teksa ka shtuar se nëse më pas nuk PD- LSI nuk bien dakord për emrin e kryeministrit është punë për ta.

Më tej Balla ka zbuluar se në 2013 Ilir Meta si kryetar i LSI në koalicion me PS nuk ka pasur shanse për t’u bërë kryeministër pasi ishte dakordësuar plotësisht që kryeministër do të ishte Edi Rama si kryetar i PS.

 

”LSI dhe PD, për ata që janë marrë me këtë punë fillimisht partitë bien dakord në koalicion. Koalicionet kanë emër, cili do jetë kandidat për kryeministër. Ne e kemi lënë të hapur.

Për ju që mendoni se ka pasur ndonjë shans Ilir Meta për të qenë kryeministër në koalicion me PS, ka qenë plotësisht e dakordësuar që kryeministri do ishte kryetari i PS, Edi Rama.

Meta, Basha dhe Kryemadhi me ndryshimet kushtetuese i kanë të gjitha shanset, ta mbajnë ta forcojnë dhe ta konkretizojnë me listë të përbashkët. Nëse nuk janë dakord për kryeministrin është punë e tyre.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb