TIRANE- Personi i proceduar penalisht në gjendje të lirë për kanosjen e vajza e deputetit të PS-së, Dashamir Peza ka thënë se nuk ka asgjë personale me të, madje as që e njeh.

Nga ana tjetër, ai është shprehur se ka njohje me babanë e saj, Dashamir Pezën, me të cilin ka pasur edhe një problem pronash

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës, kur vajza e deputetit ka qenë duke udhëtuar me makinë pranë Liqenit Artificial dhe një person i ka prerë rrugën, duke ndaluar para makinës së saj.

Ajo i ka kërkuar të largohet, por në këtë moment ka nisur një debat mes tyre, i shoqëruar edhe me fyerje e kërcënime nga ana e të dyshuarit.

Sipas policisë, shtetasi Fatmir Shuli, 45-vjec ka kanosur më datën 24 nëntor Amantia Pezën, vajzën e deputetit socialist.

“Policia ka nisur procedimin në gjendje të lirë për 45 vjeçarin Shuli, i cili për motive të dobëta ka kanosur datën e 24 nëntorit Amantia Peza”- njofton policia.

Vetëm një ditë më parë u mësua se vajza e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco ishte kanosur me armë gjatë një tentative që policia e cilësoi tentativë grabitjeje.
(ma.ar/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: