Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se ofensivat e Ukrainës kundër pushtimit të Rusisë “ndryshon rrënjësisht dispozitat e palëve”.

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar aeroplanë luftarakë rusë dhe kanë rrëzuar raketa, ndërsa ushtria e saj ka shkaktuar “goditje shkatërruese” në grupet e trupave ruse. Por këto deklarata ende janë të pakonfirmuara, shkruan BBC.

Mykhailo Podoliak shkruan në Twitter se përveç kundërsulmit nga Ukraina, edhe gazetarët rusë po largohen nga kanalet televizive në shenjë proteste ndaj luftës dhe Rusia po përpiqet të gjejë njerëz në vendet aleate të saj që të luftojnë kundër ushtrisë ukrainase.

Duke u ndalur te bisedimet me Rusinë, Podolyak thotë se ka “kontradikta themelore”, por dhe “hapësira për kompromis”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb