Gjatë vizitës së tij në qytetin e Beratit, kryeministri Edi Rama, inspektoi punimet në kantierin e ujit Orizaj.

Gjatë fjalës së tij teksa inspektonte këtë kantier, Rama theksoi se brenda vitit 2022 i gjithë Berati do të ketë ujë të pijshëm për 24 orë.

“I kemi hyrë detit në këmbë me ujin e pijshëm. Me 100 e ca kantiere në të gjithë vendit dhe financimet masive që janë bërë, të gjitha qendrat urbane do të kenë ujë 24 orë, hap pas hapi, disa e kanë tani, disa në shtatorë, e brenda 2022 të gjitha. Shtrirja në zona me intensitet më të vogël banimi po vijon dhe çështja e 24 orë ujë të pijshëm s’do jetë më një çështje që do të diskutohet në Shqipëri”, u shpreh kryeministri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb