Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë për shtyp me gazetarët bëri të ditur se i ka kërkuar Kuvendit që të miratojë buxhetin për fushatën zgjedhore të 11 majit.
“I kemi kërkuar Kuvendit që sa më parë të miratojë buxhetin për partitë politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje. Me siguri ky buxhet do tu vihet në dispozicion subjekteve zgjedhore më para fushatës, pasi ky buxhet u është vënë në dispozicion në zgjedhjet e mëparshme shumë pak ditë para nisjes së fushatës ose në ndonjë rast edhe kur fushata kishte filluar”, tha Celibashi.
Kreu i KQZ u ndal mes të tjerash edhe te ndryshimet e Kodit Zgjedhor, duke thënë se është në interes të të dyja partive politike, duke mundësuar lehtësimin e procesit të aplikimit në PER të shqiptarëve jashtë vendit.
(BalkanWeb)