Të punosh truprojë, duhet të jesh i mirëtrajnuar, i stërvitur dhe i gatshëm për të përballuar sfidat dhe risqet që të ofrohen, për vetë faktin se duhet të jesh 24 orë në dispozicion të punës.

Një truprojë, jo vetëm duhet të jetë i aftë të kujdeset për sigurinë e atij që mbron, por edhe për veten e tij, pasi rrezikshmëria është e lartë. Së fundmi një video është bërë virale në rrjet, ku shihet se si anëtarë të kompanisë “Global Threat Soultions”, të cilët janë marrë me ruajtjen e figurave Kamala Harris, Joe Biden dhe Barack Obama, stërviten.

Të gjithë mënyrën se si ata trajnohen, apo se si do e ruajnë personin për të cilin do të kujdesen, kjo kompani e ka ilustruar përmes një videoje.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: