“Nisma Thurje” ka zhvilluar ka zhvilluar një komunikim për mediat ku kanë kërkuar nga SPAK që të zbardhë aferën e inceneratove.

Gjatë fjalës së tij, Endri Shabani ka kërkuar nga SPAK që të hetojë të gjithë kallëzime e kryera nga “Nisma Thurje”.

“Gati 8 vite nga nisja e kësaj afere siç e dini afatet procedurale tejkalohen. Ata që i kanë vjedhur shqiptarëve pasurinë e tyre bëhen të paprekshëm penalisht. Sot është dita e parë e punës së SPAK dhe i kemi sjellë një dhuratë një kalendar për vitin kalendarik 2023 që të shërbejë si agjendë që do të jenë pesë prioritetet e këtij institucioni dhe mund ta nisë punën për koncesionin e sterilizimit. Mund ta nisë punën për koncesionin e inceneratorëve. Ky Institucion mund të ketë prioritet të tretë për kallëzimin e nismës Thurje për tenderave rrugëve. Ne kemi kërkuar të zbardhet pastrimi i parave të mafies italiane. Zoti Dumani sot nismi mandatin tuaj të ri. Na bëni të besojmë se 2023 do të jetë fillimi i ndëshkueshmerisë. Shqiptarët po presin mos na zhgënjeni”, tha Endri Shabani.

Gjithashtu Pano Soko tha se nga kreu i ri i SPAK kërkojnë që çështjet të mos zvarriten dhe të mbahet përgjegjësi për vjedhjen e shqiptarëve.

Pano Soko: A do të ketë njeri që do të mbajë përgjegjësi për paratë që dalin nga xhepat e shqiptarëve të varfër. Për Inceneratorin e Tiranës a do të ketë një njeri të ndëshkuar. Kryetari i Bashkisë e deklaroi, po unë kam firmosur një shkresë.. A do të përgjigjet në SPAK për këtë aferë dhe çfarë po bëhet në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Vazhdojnë të marrin para…A do të vazhdojë të ndiqet e njëjta maskaradë që u ndoq me inceneratorin e Elbasanit, apo atë të Fierit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb