Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Hungarisë, që kuqëzinjtë do të zhvillojnë ditën e shtunë në transfertë. Në prononcimin para gazetarëve, futbollisti i cili aktivizohet te Lacio në Serinë A, u shpreh:

Atmosfera në prag të sfidës ndaj Hungarisë – Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë. Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje.

Çfarë duhet bërë më mirë në mbrojtje? –  Me Poloninë kemi gabuar ne, e kemi thënë edhe kur mbaroi ndeshja, e thamë që kemi gabuar në disa raste. Por kemi studiuar Hungarinë sepse është një ndeshje e rëndësishme. Po nuk fituam këtë, me Poloninë është pak më ndryshe. Ne duhet të shkojmë tani në Hungari, ta fitojmë ndeshjen atje dhe pastaj të mendojmë mirë për Poloninë se si duhet të përballemi.

Me sa pikë do të jemi të kënaqur në këto dy ndeshje? – 6 pikë, ne shkojmë për 6 pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë.

Çfarë presim nga Hysaj në ndeshjen ndaj Hungarisë? – Shpresoj që të japim maksimumin, mos të bëj gabime dhe shpresoj ndonjë top për Cikalleshin apo sulmuesin që do të bëjë golin.

Ndieni presion për të fituar me Hungarinë? – Unë besoj se nuk do të jetë presion, por shpresoj që çunat ta marrin sa më “ vështirë” këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb