Duart e Princit Charles vazhdojnë të bëjnë sensacion. E keni vënë re ndonjëherë? Vitin e kaluar, djali i mbretëreshës Elizabeth i përcaktoi “gishtat e tij si salçiçe” dhe ky epitet ishte një nga fjalët më të kërkuara për disa muaj, aq sa shumica ishin të shqetësuar për shëndetin e mbretit të ardhshëm. Tashmë në xhirimet e ditëve të fundit, përveç ënjtjes, bie në sy edhe neglizhenca e thonjve. Me pak fjalë, Duka i Cornwall-it do t’i duhej vërtet një manikyr mbretëror!

Vitet e fundit, duart e fryra të Princit të Uellsit janë bërë rregullisht tituj. Ai shpesh fotografohej me gishta të trashë të kuq dhe britanikët pyesnin veten nëse Carlo vuante nga ndonjë patologji e veçantë. Ndodh që ndjekësit të shkruajnë komente, por ai vetë kishte thënë se i kishte gishtat si salsiçe.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Vitin e kaluar u bënë kërkime për shëndetin e princit dhe në fund revistat angleze dolën në përfundimin se bëhet fjalë për një grumbullim lëngjesh ndoshta për shkak të ushqimit të kripur, për një mënyrë jetese sedentare, por asgjë për t’u shqetësuar. Tani syri të bie ende tek gishtat e djalit të Mbretëreshës Elizabeth. Kujdesi për manikyrin duket se nuk ben per Charles.

(tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: