Ushqyerja e shëndetshme është thelbësore për shëndetin dhe paraqitjen e lëkurës.

Produktet natyrale janë gjithnjë përbërësit më të rëndësishëm të shumë kurave dhe trajtimeve për bukurinë.

I tillë është rasti i qumështit që duke u kombinuar me niseshtenë e misrit ofron një maskë fantastike për një lëkurë me shkëlqim rinor.

Niseshteja e misrit përmban vitaminë A që ndihmon në eliminimin e njollave në fytyrë por edhe hekur dhe kalcium, dy minerale të dobishme për rigjenerimin e qelizave.

Ajo është veçanërisht i rekomandueshëm për lëkurat e yndyrshme.

Kjo niseshte ndihmon në pastrimin e fytyrës nga yndyra e tepërt dhe rregullon nivelin e prodhimit të yndyrës nga lëkura.

Maska e niseshtesë së misrit me qumësht ofron shumë proteinë që i jep lëkurës kolagjen.

Ky i fundit mirëmban lëkurën dhe ruan freskinë e rininë e saj.

Maska Me Niseshte Misri Dhe Qumësht Për Lëkurën
Për këtë maskë ju nevojiten:

2 lugë gjelle me niseshte,

1 lugë gjelle me mjaltë,

3 lugë gjelle me qumësht,

Merrni një enë qelqi dhe përzjejini të gjithë përbërësit në mënyrë të njëtrajtshme deri sa të përfitoni një pastë solide e kremoze.

Lajeni fytyrën dhe thajeni me kujdes.

Vendoseni maskën në zonën e qafës dhe në të gjithë fytyrën përveç zonës së syve..

Shtresa e maskës duhet të jetë e trashë për një mbulim dhe ndikim të mirë.

Mbajeni maskë në fytyrë për të paktën 20 minuta ose deri sa ajo të thahet.

Më pas lajeni me ujë të ftohtë.

Nëse keni vështirësi në pastrimin e maskës, merrni një peshqir të vogël për fytyrë, lageni me ujë të ftohtë dhe vendoseni në fytyrë.

Kësisoj do të hiqni pjesën më të madhe të maskës dhe më pas mund ta shpëlani lehtë.

Kjo maskë duhet bërë një herë në javë.

Pas aplikimeve të përsëritura do të vëreni se si lëkura e fytyrës është e butë, plot dritë dhe më e re./AgroWeb.org

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb