Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, analisti Agron Gjekmarkaj akuzoi deputetët e opozitës parlamentare Halit Valteri dhe Andi Përmeti se kanë thyer bukën e PD-së.

Valteri tha se kjo gjë nuk është e vërtetë dhe se Partia Demokratike nuk është Lulzim Basha.

Agron Gjekmarkaj: Ju i keni thyer bukën PD-së.

Halit Valteri: Po lëri këto thyerje buke tani.

Agron Gjekmarkaj: problemi duhet kërkuar tek Edi Rama, njeriu që ka shkatërruar këtë vend, ka bëërë me 20 milionë euro një kilometër rrugë.

Halit Valteri: Lulzim Basha nuk është PD, askush nuk është PD, Partia Demokratike është një parti që duhet të përfaqësojë mendime të ndryshme.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb