Agron Tanushi, i cili akuzohet se vrau ish-kunatën e tij Jetmira Hasanin ka bërë deklarata të forta në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Dorjana Bezat për emisionin ‘Me zemër të hapur’, 31-vjeçari pohoi se prej 7 vitesh ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme, ndërsa tregoi një episod se si ish-kunata kishte nisur një sherr në përkujtimoren e babait të tij dhe fisi ishte larguar nga banesa.

Ai madje tha se familja e saj dhe ajo kishin tentuar të merrnin peng me makinë nënën e tij.

“Ajo ka marrë urdhër-mbrojtje pa e prekur njeri me dorë. Isha një ditë duke ikur në varrim, më mori bashkëshortja në telefon dhe më thotë: Eja në shtëpi! Shkoj dhe shoh policinë dhe më thonë se e kisha dhunuar ish-kunatën. Pas urdhrit të mbrojtës, unë vendosa kamera në banesë që mos të më thoshte se e kisha dhunuar. I vendosa kamer. Edhe për familjen vet e vendosa se vinin shpesh herë. Ajo largohej dhe shkonte nga të donte, hynte e dilte në 1 të natës. Kishte raste që largohej me ditë, por aty rrinte. Më ka prishur 1-vjetorin e babit, përkujtimoren. Kisha 150 veta në oborr. Nisi të shante, nisi të thoshte; “Ti e ke gocën kur*ë, ti kështu, tu ashtu. Ty pse s’të vjen turp”, ca s’më thoshte. Më iku fisi i gjithë. Skenën e kisha të filmuar. Dhe gjyqtari në gjyq dhe i tha; “ngrihu në këmbë, a je normale që ke bërë kështu?!” Ne ishim në gjyq për shtëpinë, për përndjekje, njëra për dhunë. Ne i kishim ofruar disa gjera, që nga pagesa 20 vite me qira dhe pension për vajzën.”, tha ai nga paraburgimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: