TIRANE

Moderatorja e motit në News 24 Keisi Shtëpani në emisionin ‘Ftesë në 5’ është gjendur përballë disa situatave hipotetike sesi do të vepronte ajo nëse në një festë do t’i këputej rripi i sandales. Por Keisi në situata të tilla thotë se gjen gjithmonë zgjidhje pasi në makinën e saj nuk mungojnë aksesorët dhe veshjet rezervë.

Bieta Sulo:Ne festën e ditëlindjes më këputet rripi i sandals
Keisi Shtëpani: Tmerr, pse më prek aty ku sduhet
Bieta Sulo: Duroj ashtu me të keq apo e mbyll më herët dhe iki?
Keisi Shtëpani: Unë gjithmonë kam një as nën mëngë. Mbaj gjithmonë një pal të tjera shapka ose atlete në makinë, kështu që do i zëvendësoj…

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bieta Sulo:Mirë, po shapkat ose atletet nuk i vesh dot tek festa ti?
Keisi Shtëpani- Nuk e kam fare problem, punë e madhe. Mjafton të ndihem rehat, kështu që atlete ose shapka..
Bieta Sulo: Vërtetë? Nëse ne do çonim një kamer tek makina jote tani sa palë gjejmë sandale dhe atlete ?
Keisi Shtëpani: Shapka dhe atlete kam gjithmonë, madje mund të gjesh edhe rrobabanjo.

Moda e viteve 2000 ishte tema që u diskutua në emision për të cilën moderatoria e News24 Keisi Shtëpani tregoi eskperiencën dhe sakrificat e saj për të arritur aty ku ajo është sot.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb