Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, do të mbajë sot një konferencë të madhe për shtyp, lidhur me luftën në Ukrainë. “The Sun” raporton se Johnson do të dalë në konferencë pasditen e sotme, për të zbuluar lëvizjet e Perëndimit mbi pushtimin e egër të Ukrainës nga Vladimir Putin.

Kryeministri Johnson do të shfaqet me homologun kanadez, Justin Trudeau, dhe atë holandez, Mark Rutte, nga Downing Street, rreth orës 15:00. Sot, Boris Johnson paralajmëroi se “i keqi Vladimir Putin po dyfishon sulmet e tij vrasëse” kundër ukrainasve të pafajshëm.

Siç shkruan “The Sun”, kryeministri britanik paralajmëroi tiranin e Kremlinit se “asgjë nuk është jashtë tryezës”, kur bëhet fjalë për rritjen e sanksioneve britanike, në përgjigje të pushtimit barbar të Rusisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb