ELBASAN

Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisariat pedagogun e universitetiot të këtij qyteti Denis Himcin pas publikimit në media të një video-përgjimi ku dëgjohej teksa i kërkonte favore seksuale një studenteje.

Emisioni investigativ Stop publikoi në puntatën e sotme rastin e Pedagogut Himci, i cili i kërkonte favores seksuale një studenteje në këmbim të marrjes së disa lëndëve ku ajo ishte mbetëse.

Në videon e publikuar nga “Stop”, pedagogu Denis Himci shfaqet me një makinë tip Audi, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

“Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb