FIER

Zbardhet ngjarja në Fier, ku një 30-vjeçar masakroi me thikë nënën e tij. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se djali, i cili dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur i ka kërkuar lekë nënës së tij Donikës.

Gruaja ka refuzuar dhe nënë e bir kanë debatuar me fjalë. Debati ka qenë i fortë dhe më pas djali ka marrë një thikë dhe e ka goditur disa herë.

Klaudio Çobaj është arrestuar pak minuta pas ngjarjes nga policia, teksa gruaja ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: