MIRDITË

Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka goditur për shkak të detyrës një efektiv policie. Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Komisariatit Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë.

Mësohet se patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte mjetin e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

Ndërkohë Policia Rrugore e Lezhës vijon punën me masa të shtuara për kontrollin e akseve rrugore, më qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Si rezultat i këtyre kontrolleve ka vënë në pranga 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur si dhe një shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb