Paraditen e së premtes, 51-vjeçari shqiptar, i cili i mori jetën duke e goditur disa herë me thikë bashkëshortes së tij Eleonora, ka mbërritur në gjykatën e Zakinthos i lidhur me pranga dhe i shoqëruar nga efektivë të shumtë të policisë.

Autori akuzohet për tentativë vrasje, ndërsa gjatë hyrjes në gjykata ai ka bërtitur me zë të lartë për një kërkim falje për fëmijët e tij, siç raportojnë mediat greke.

Para Prokurorit Penal të Zakynthos, bashkëshorti-vrasës u shfaq i penduar për aktin e tij të rëndë.

Kronika e tragjedisë

Kujtojmë se autori ka goditur me thikë gruan e tij mbrëmjen e së dielës së kaluar në Tsilivi të Zakynthos.

41-vjeçarja, para se mbetej e vdekur në duart e bashkëshortit, kishte shkuar në komisariatin lokal të Zakynthos, ku kishte denoncuar për herë të dytë 51-vjeçarin për sjellje të dhunshme dhe abuzive.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Pasi ajo është kthyer në shtëpi dhe ndërkohë që autoritetet po kërkonin bashkëshortin e saj, ai e ka pritur në hyrje të banesës dhe pasi ajo nuk është përgjigjur, ka thyer derën.

Më pas, kur Eleonora mbërriti ai nisi ta rrahë dhe ajo në tentativë për t’u arratisur vrapoi te shkallët e fqinjit, por bashkëshorti arriti ta ndalte.

Pasi e goditi disa herë me furi dhe hodhi një vazo me lule në drejtim të saj, ai përdori thikën duke i marrë jetën me disa goditje në qafë.

Më pas 51-vjeçari u zhduk, për t’u arrestuar më pas në në zonën e Marathisë, në Keri, ndërsa u gjet edhe thika e vrasjes.

41-vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve, dy prej të cilëve të mitur, ndërsa për ngjarjen tronditëse ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë. Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjera djali.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb