Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian në lidhje me koronavirusin. Ne nje deklarate per mediat ai tha se ka kerkuar ndihme nga homologu kinez per te perballuar situaten.

“Besoj se deri me tani e keni kuptuar se solidariteti evpropian nuk ekziston. E gjitha ishte një përrallë e shkruar. Sot kam dërguar një letër të veçantë sepse kam pritshmëri të mëdha dhe shpresë tek të vetmit që mund të na ndihmojnë në këtë situatë të vështirë , kam nisur një letër drejt presidentit të Kinë Xi. Ku për herë të parë me disa ngjarje me kinezet ia drejtoj jo vetem nje miku por një vëllau, jo imi personalish por i këtij vendi. Që sot siç mund ta keni dëgjuar ne nuk mund të importojmë mallra drejt BE-së, që Ursula Von der Leyen e bëri të qartë pak më herët. Ne nuk kemi të drejt të importojmë mjete mjekësore nga BE.

Ata nuk kanë mjaftueshëm për vete. Nuk është fare e drejtë. Kjo rezolutë është krijuar nga persona që na e kanë dhënë leksione se si nuk duhet të blejmë mallra nga Kina, të cilët donin që ne të përshateshim me kushtet e tenderave në mënyrë që çmimi mos të ishte primar, pasi mallrat e tyre janë shumë cilësor. Kështu që duhet të blejmë çdo gjë nga Evropa. Kur ata kishin nevojë për para serbe thonin që duhet të krijonim tendera dhe t’i përshtatnim kushtet në mënyrë që kompanitë Evropiane të fitonin paratë serbe. Ndërsa në momente vuajtjeje dhe dhimbje, paratë serbe nuk u duhen. Thua se po ia kërkojmë që t’i marrim falas.” tha Vuiçiç, ndersa shtoi se beson ne ndihmen e presidentit kinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: