Programi “Dola te Ola” këtë të diel filloi në një mënyrë mjaft të veçantë. Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, kënduan dhe kërcyen këngën “Në bankat e shkollës” së bashku me aktoren Eva Alikaj duke bërë që mbrëmja e kësaj të diele të fillonte në mënyrën më të bukur të mundshme.
Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj me anë të fotografive u kthye pas në kohë, duke bërë një rrëfim për jetën e saj si asnjëherë më parë. Teksa kujtoi fëmijërinë
Eva tha se ka qenë një fëmijë sa i shkathët po aq edhe i ndrojtur.

Aktorja tregoi se gjatë fëmijërisë sëmurej shpesh dhe shtrohej vazhdimisht në spital, pasi ka qenë një fëmijë azmatik.
Eva Alikaj foli në program edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka patur me dy prindërit e saj, sidomos me nënën me të cilën kalonte pjesën me të madhe të kohës. Aktorja rrëfeu se që në moshë të vogël e ndjente se do të bëhej aktore, edhe pse në sytë e mamasë së saj shihte mosbesim.
Por më pas mamaja e Evës ishte mbështetja e saj më e madhe, e cila e shoqëronte në çdo shfaqje, madje ishte pikërisht ajo që mori iniciativën që Eva të provonte aktrimin kur mbaroi gjimnazin.

Aktorja gjatë bisedës i kërkoi falje publike nënës për çdo gjë jo të bukur në jetën e saj, pasi si personi më i afërt dhe më i dashur për Eva Alikajn i ka përjetuar gjërat më shumë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb