Ndërsa ishte duke shëtitur në mbrëmje në qendër të Selanikut, një qytetare i është afruar kreu të kësaj bashkie dhe i ka kërkuar të bëjnë një foto së bashku.

Pasi kanë shkrepur foton, ku kryebashkiaku  Konstantinos Zervas tregon mirësjellje ndaj qytetares, ajo i kthehet dhe i bën një “falenderim” aspak tipik.

“Faleminderit, doja të bëja një foto me kryetarin më të dështuar që ka parë Selaniku, qyteti është në gjendjen më të keqe që ka qenë ndonjëherë”, i thotë ajo, ndërsa kryebashkiaku shihet i shtangur, por duke mos bërë asnjë reagim.

Videoja më pas është hedhur në rrjetet sociale duke u bërë menjëherë virale.

@lubentv Τύπισσα πετσοκόβει τον δήμαρχο Θεσσαλονίκης ζητώντας φώτο #selfie #funny #lubentv #luben #thessaloniki #salonica #Zervas ♬ original sound – Luben

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: