BRITANI E MADHE

Një mjek britanik, 52-vjeçari Keith Wolverson, rrezikon të largohet nga urdhri për kërkesën që i bëri një gruaje myslimane të heqë perçen nga fytyra gjatë një vizite. Bashkëshorti i pacientes ka prezantuar një denoncim në spital, në Royal Stoke University Hospital. Doktori kështu është hetuar nga urdhëri i  tij me akuzën e diskriminimin racist, dhe rrezikon të humbasë punën.

Mjeku po vizitonte vajzën e çiftit, por, sipas asaj që ka rrëfyer vetë Eolverson, si shkak i hixhabit të mbajtur nga e ëma nuk arriti të kuptonte atë që gruaja po i tregonte në lidhje me vajzën. Mjeku ka shpjeguar thjesht që i ka kërkuar gruas të heqë mbulesën nga fytyra në mënyrë që të kenë një komunikim të mirë, në të njëjtën mënyrë siç mund t’i kishte kërkuar një motoçiklisti të heqë kaskon.

Pas denoncimit të marrë, Ëolverson tha për mediat britanike që ishte një padrejtësi e madhe.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb