E rëndë, e dhimbshme dhe përtej çdo imagjinate ishte dhunimi fizik dhe seksual që ndodhi ndaj një 89-vjeçare mbrëmjen e së shtunës në fshatin Grabian të Divjakës. Autori i këtij krimi monstruoz ishte djali i nuses së saj, të cilin ajo e kishte rritur. Ka qenë vetë e moshuara që ka denoncuar rastin dhe ka akuzuar për ngjarjen 36-vjeçarin Saimir Meçani.

E tronditur dhe me hematoma të dukshme në fytyrë e moshuara, ka treguar mes lotësh se u abuzua ndërsa ishin vetëm në shtëpi me 36- vjeçarin. Tronditës lajmi ka qenë edhe për djalin e së moshuarës, i cili tregoi se ishte në Fier për të marrë djalin tjetër që vinte nga Greqia ndërkohë që në shtëpi kishte lënë thjeshtrin me nënën. Kur u kthye e gjeti nënën të zhveshur dhe me shenja në fytyrë dhe trup.

Policia njoftoi se rreth orës 10:30 të së dielës, kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e Saimir Meçanit në komisariatin e Divjakës dhe po kryhen veprimet procedurale ndaj tij, ndërsa të moshuarës iu dha ndihma e nevojshme mjekësore. Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot rrëfimin e djalit të të moshuarës. Ismet Meçani flet nga spitali ku ndodhet me nënën për të hedhur më tepër dritë rreth asaj që ndodhi këtë fundjavë.

Mes gjithë rrëfimit për ngjarjen e rëndë, 65-vjeçari tregon pjesën më të dhimbshme që fshihet pas kësaj historie, varfërinë e kushtet ekstreme në mjerim në të cilat jeton me nënën që do të mbushë nesër 90 vjeçe në një dhomë spitali.

“Gjendja e nënës është e rëndë. Nëna ka dëmtime të shumta. Gjithë natën ka rënkuar, ndërsa mua nuk më zinte gjumi nga inati. I thashë plakë të kapi, po tha më kapi me zor. Më goditi me pëllëmba e grushte. Unë shtyja por nuk kisha fuqi. Nuk e di a është djali im se gruaja ka qenë e paqëndrueshme.
Unë u martova në 1977 para ushtrisë. Unë bëra ushtrinë ajo iku tek e ëma e vet. Gjithë këto lëvizje, plaka ime me gjithë plakun shkonin në punë, ngriheshin në orën 3. Sipas veprimeve gruaja e ka lindur tek prindërit e saj dhe e ka regjistruar me një emër tjetër. Ai ka lindur në Fier. Këtë punë bënte mamaja e tij, ik e hajde. Rrinte e larguar, ku në Fier, ku në Lushnjë. Sot është në Greqi. Kam 6 fëmijë, 2 vajza e 4 çuna. I kam të gjithë në Greqi, vetëm unë me plakën jam.
Unë nuk e ndaja Saimirin nga fëmijët e tjerë pavarësisht se nuk e kam djalë. E kam duruar kur merrte plaçka e gjëra por kjo që bëri në fund ishte shumë e rëndë. Tek unë vinte vetëm për t’i bërë ndonjë të keqe shtëpisë. I ka thyer dritaren vëllait të madh, i ka marrë disa plaçka e rroba. Rrinte tek tezja e vet në Lushnjë. Ndonjëherë më thoshte nuk kam duhan, nuk kam bukë dhe i jepja. Vinte tek unë, e respektoja dhe lekë mos të kisha i jepja kafe e raki. Ai punon në Greqi, ka gruan dhe fëmijët në Greqi. Ka 5 fëmijë në Greqi, 3 goca dhe 2 çuna. Kishte gati 1 muaj që kishte ardhur”, tregoi djali i të moshuarës.

Ismet Meçani deklaroi se 36-vjeçari ka bërë një gjest të turpshëm në Greqi dhe e ndjek policia. “Ka bërë veprime të turpshme ndaj një fëmije, ndaj një 13-vjeçareje dhe është në ndjekje andej. Kishte bërë dhe një gabim me mbesën. E futën në burg, e ëma u përpoq dhe e liruan.
E ka vajzën e madhe 15 vjeçe. Çuni i madh i tij më tha pse e pranove në shtëpi. I thashë e afrova që të afrohet dhe e ëma me mua, që të bashkohesha prapë.
Kemi qenë në gjendje të keqe në shtëpi. Thirra tezen që më lau e shpëlau që mos të shikonin njerëzit e juve. Në 2 shkurt do bëja datëlindjen e saj, bën 90 vjeç, me lekë veresie. Ashtu më japin bukë”, tregoi 65-vjeçari.

Ai tha se nënën e dërguan në spital pasi kishte shumë dëmtime dhe se Sajmiri kishte ikur duke thyer derën dhe policia e kapi në Lushnjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb