Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka denoncuar sot një ngjarje që vjen nga Dibra ku lëshon akuza në drejtim të policisë së këtij qarku. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Gjunkshi thekson se ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të këtij qarkut, pasi i riu edhe pse ishte në kërkim, lëvizte i lirë në qytet.

Kjo sipas demokratit, vetëm për faktin se 35-vjeçari është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.

Sipas Gjunkshit, policia më vonë u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur për Besmir Vranezin nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.

DENONCIMI I GJUNKSHIT
Arrestohet djali i policit në detyrë!
Ngjarja e një dite më parë në Dibër, ku u arrestua Besmir Vranezi nxori zbuluar policinë Vendore të Qarkut Dibër.
35 vjeçari Vranezi është djali i Policit Qemal Vranezi, me detyrë Përgjegjës i Postës së Policisë në Maqellarë.
Edhe pse ishte prej disa muajsh në Dibër , Besmir Vranezi endej i lirë dhe i pa shqetësuar nga policia lokale, deri sa këta të fundit, u detyruan të ekzekutojnë urdhër arrestin e ardhur nga Prokuroria Italiane për “trafikim të lëndëve narkotike” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Fakti që Qemal Vranezi vazhdon punën shumë i qetë tregon se ai ka një super mbrojtje;
Kush qëndron pas babait polic dhe të birit trafikant?
MBROJTJA VJEN NGA KUPOLA DREJTUESE E PARTISË SOCIALISTE NË PUSHTET.
Ata mendojnë dhe punojnë vetëm si ti shërbejnë padronëve të krimit të lidhur me politikën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb