Carles Puigdemont i cili udhëhoqi kryengritjen në Katalonjë është arrestuar në Sardenjë të Italisë.

Ai ishte në kërkim nga vendi i tij dhe tashmë duhet të përballet me drejtësinë spanjolle pasi akuzohet për referendum të paligjshëm të pavarësisë në vitin 2017.

Puigdemont iku nga Spanja pas votimit dhe jeton në Belgjikë pasi është eurodeputet.

Referendumi i 2017 nxiti një krizë në marrëdhëniet Spanjë-Katalonjë, pasi nga njëra anë parlamenti katalanas shpalli pavarësinë kurse Madridi zyrtar vendosi sundim të drejtpërdrejtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb