TIRANË

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar i shpallur në kërkim për “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë” dhe i dënuar me 11 vite burg nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Burime zyrtare bënë të ditur se Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, lokalizoi, kapi dhe ndaloi, shtetasin Përparim Kovaci, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë e cila e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burg për veprën penale “Mashtrim të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”, por për të vuajtur i mbeten edhe 10 vjet, 10 muaj e 18 ditë burg.

Ky shtetas u lokalizua dhe u kap në zonën e “Komunës së Parisit” dhe më pas u dërgua në ambientet e DVP Tiranë ku dhe u bë ekzekutimi i vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb