Është zbardhur urdhëri i vetëdorëzimit në Policinë e Tiranës të ish drejtorit të Policisë së Vlorës Jaeld Cela. Urdhri është firmosur nga oficeri i Policisë Gjyqësore Artur Leka.
Në urdhër thuhet se ish drejtori i Policisë së Vlorës është vetëdorëzuar në komisariat, sot rreth orës 17:40 minuta, në prani të avokatit Petrit Ismaili.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se në bazë të urdhërit të lëshuar nga ana e Prokurorisë të Krimeve të Rënda është bërë ekzekutimi i vendimit të dhënë nga organi i akuzës, ai i “arrestit me burg”. Në shkresë thuhet se Cela dyshohet për një sërë veprash penale.
Jaerd Cela dyshohet për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike”, “Trafikim i bimëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”. Për këtë shkresë ka firmosur vetë Jaerd Cela dhe oficeri i Policisë Gjyqësore Artur Leka.
(d.xh/ Balkanweb)