PEQIN- Një 52-vjeçar, i cili vuante prej vitesh dënimin e tij në burgun e Peqinit ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të djeshëm. Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për Blerim Xheja, nga Elbasani.

Po ashtu, raportohet se i ndjeri ishte dënuar me 21 vite burg, ndërsa i kishin mbetur edhe 6 vite e 4 muaj burg.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se 52-vjeçar ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak. Ai ka qenë pikërisht në qeli kur i ka rënë ataku, por pavarësisht ndihmës së dhënë ai nuk ka mundur të mbijetojë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: