Policia e Korçës ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka marrë peng në dyqanin e tij një 52-vjeçar për 30 minuta.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se në pranga ka rënë shtetasi Klodian Fuatllari, pasi kishte marrë peng bashkëqytetarin e tij K. K., me prentedimin se i kishte një sasi lekësh, të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• K. F., 40 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ky shtetas ka mbajtur peng në dyqanin e tij shtetasin K. K., 52 vjeç, duke i hequr lirinë për rreth 30 minuta, me pretendimin se ky i fundit i kishte borxh autorit K. F., një sasi lekësh të cilën ende nuk ia kishte shlyer.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb