Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj e ka konsideruar një vendim në të mirë të shqiptarëve dhe demokratëve përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar. I ftuar në “Real Story” në Neës 24, Alibeaj u shpreh se PD nuk mund të negocionte për non gratën dhe Berisha me veprimet e tij tregoi se nuk kishte moral e kurajo politike.

“Ccfarë qaje duhet të mbante një parti kur një individ i saj dizenjohet nga SHBA si non grata dhe i padëshirueshëm për korrupsion. Ta mbaje të bashkuar duke mbajtur non gratën brenda? Keq më vjen, e ke thënë për kundërshtarët,  me cdo kosto do sakrifikosh. Mba qëndrim moral. Shqiptarët janë lodhur nga hipokrizia e politikës në 30 vite. Trego që ke kurajo politike.  Deri më sot ndihemi që kemi bërë një vendim që është në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve. I korruptuar, hap rrugën. Sot nuk jemi në gjendjen më të hareshme por është deryrë e jona sot t’u dalim para shqiptarëve.  Ne nuk mund të negocionim non gratën. Ai tha se do ta zgjidh me gjykatë dhe nuk do të përfshij demokratët, Por me këtë që po bën sot nuk ka asgjë të moralshme”- u shpreh ai.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: