Neymar u afrua te PSG në vitin 2017 nga Barcelona, si një nga trasnferimet më të bujshme, rekord me 222 milionë euro.  Afrimi i yllit brazilian nuk solli ndryshimin e pritur te kjo skuadër, teksa për të disatin vitin radhazi, parisienët po eliminohen nga Champions.

Dhe një nga lojtarët që etiketohet si fajtor për kthimin në shtëpi para kohe është Neymar. Sipas Mundo Deportivo, PSG mund të largojë yllin e ekipit në verë. Për drejtuesit,  “kupa” është e mbushur dhe e vetmja gjë që po pritet është fundi i sezonit.

Neymar ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon në Ligue 1, ku ka shënuar 4 gola dhe ka assistuar 3 herë.  Lojtari i lindur në Mogi da Cruzes  ka zhvilluar 6 sfida këtë edicion në kompeticionin më të rëndësishëm europian, pa gjetur dot rrugën e rrjetës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb