TIRANE

Disa ditë më parë qarkulloi lajmi se Redon Makashi është fejuar me Rexhina Çukon, pas një fotoje ku dyshja shihej krahët e njëri-tjetrit dhe në sy ra unaza e balerinës.

Menjëherë pas reagimit të këngëtarit, balerina e cila ishte e ftuar në “Ftesë në 5” pranoi se ka qenë në një lidhje me Redonin por refuzoi të zbulonte detaje nëse ndarja ka qenë për shkak të reagimit të këngëtarit apo jo, por theksoi se e gjithë kjo situatë kishte prekur dhe familjarët e saj.

“Ishte copëz lumturie, por tani ka marrë fund. Nuk ka qenë për klikime, sepse unë s’ kam nevojë. Unaza i është kthyer”, tha ajo.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, në një intervistë për “Goca dhe Gra” vetë Redon Makashi u shpreh për këtë situatë, që ka marrë vëmendjen e medieve rozë.

“Fejesa është diçka shumë e madhe për mua. Personi që është folur e njoh, por nëse do të kishte diçka do të dilte nga goja ime. U trombetua pak si shumë”, u përgjigj ai.

Teksa i përgjigjej pyetjeve, kantautori theksoi se nuk ka fëmijë, por është i mendimit se ka ardhur koha të bëhet baba.
“Fëmijë nuk kam, por ka ardhur koha për të pasur një fëmijë… s’ka ku shkon më”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: