Transferimi i tij tek Inter u zbeh pak pasi prezantimi i parë si zikaltër erdhi në ditën kur u zyrtarizua Romelu Lukaku. Historia e Kristjan Asllanin meriton të njihet, pasi bëhet fjalë për një nga talentet më premtues në Serie A, një lojtar i ditëlindjes 2002. Me këto fjalë, “Corriere dello Sport”, nis të prezantojë yllin kuqezi, i lindur në Elbasan por që në moshën 2-vjeçare zbarkoi në Itali, fillimisht erdhi babai i tij, më pas pjesa tjetër e familjes.

Asllani
Asllani

Familja Asllani u vendos në Buti, në një provincë të Pisa, një komune shumë e vogël me 4 mijë banorë. Afrimi më i ri i Inter erdhi në Milano me statusin e zëvendësuesit të Brozovic, në mënyrë që ti jap kroatit pak frymëmarrje(vetëm në sezonin e fundit Brozovic u aktivizua në 48 ndeshje) “Ka karakteristikat e një kampioni, nuk gabon kurrë një top, është i kudondodhur”, kështu është shprehur më herët Aurelio Andreazzolli, trajneri i tij tek Empoli.

Fwb0v5wwaaaah 2
Fwb0v5wwaaaah 2

Në fakt tek Empoli, Asllani ka luajtur përpara mbrojtjes por edhe si trekuartist, ku në 5 vite shënoi 22 gola. Në sezonin e fundit, i pari për të në Serie A, Asllani fitoi postin e titullarit pasi Samuele Ricci kaloi te Torino. Mesfushori kuqezi realizoi dhe një perlë, për ironi të fatit ia realizoi pikërisht Inter brenda në “San Siro”. Asllani shquhet për teknikën e tij elegante dhe për vizionin që ka, jo vetëm kaq, por ka një dhe rezistencë të admirueshme. Përpara se të kalonte te ekipi i madh, Asllani fitoi dhe kampionatin e të rinjve me Empolin ndërsa tashmë ëndërron që titullin ta ngrejë në qiell me Inter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb