Tekniku i Laçit, Dejan Vukićević ka thënë fjalën e tij pas humbjes në shtëpi 0-1 nga Kukësi.

“Të them të vërtetën është një situatë shumë e komplikuar. I kemi humbur ndeshjet gjitha nga 1-0. Duhet të gjejmë zgjidhjen. Nuk e di se çfarë mund të them kur mposhtesh 1-0 nga një korne. Nuk mund të them që ekipi ka luajtur keq. Kemi rrezikuar. Rezultati është negativ dhe kjo është e vërteta.

Tifozët? E kuptoj mërzinë e tifozëve, është normale. Në gjithë botën është e vërtetë, që kur ekipi dhe jep shpirtin, tifozët vijnë dhe e përkrahin. Por, nuk ka shkuar siç duhet dhe tifozët janë me të drejtë të mërzitur.

Situata? S’jam dakord me pjesën që e kam problem të dal pas 5 humbjeve para kamerave. Kjo është puna ime. Pas 5 humbjesh, të gjithë kanë humbur besimin. Me hyrjen e Ujkës kemi fituar më shumë agresivitet, por nuk më dha rezultat.

Nuk po bën siç duhet punën? Kemi pasur një problem me klubin. Sot në mëngjes e mora vesh. Dhe për punën e ndryshimit të marshit, ne kemi lojtarë që janë të shpejtë. Por, nuk e shfrytëzojnë shpejtësinë e tyre siç duhet. Të tre mesfushorët që kishim sot, janë llojet e mesfushorëve që duan të luajnë me topin në këmbë. Vetëm Adeleke mund ta kemi për këtë gjë.

Shkurtaj dhe Alla? Na duhen shumë të dy këta lojtarë. Jemi duke punuar që t’i rikthejmë sa më shpejt. Kanë ardhur pas një pauze të gjatë. Alla luajti disa ndeshje dhe i kushtoi një problem te aduktori. Edhe Shkurtaj ka disa probleme të vogla, por e pengojnë për të luajtur futboll. Ujka erdhi nga një traumë. Kishte një muaj pa luajtur. Nuk e them këtë që të justifikohem, por fansat e deshën që Ujka të luante”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: