E kuqja e Kumbullës u përjetua si një dramë në Romë, një detaj që i kushtojë jo pak verdhekuqve të cilët pësuan një humbje të rëndë në shtëpi përballë Sassuolos. Mediat italiane ja faturuan qendërmbrojtësit kuqezi këtë disfatë, por të paktë ishin ata që folën për provokimin e bërë nga Berardi, ishte ai i pari që goditi Kumbullën.

Kumbulla
Kumbulla

Sigurisht që reagimi nuk ishte i duhuri, duhet ta kishte menaxhuar më mirë këtë moment, por fakt është që ky ishte kartoni i tij i kuq i parë në karrierë. Nuk është e lehtë të nxjerrësh nga binarët një lojtar kaq të qetë dhe kaq të edukuar, shkruan Corriere dello Sport.

Kumbulla
Kumbulla

Për fat të keq, ky i kuq erdhi në momentin e tij më të mirë, pas një goli të shënuar në Europa League, pasi fitoi me në fund vendin e titullarit. Jose Mourinho i besoi, por Kumbulla e zhgënjeu jo pak. Mbetet për tu parë se si do të reagojë tani tekniku portugez, a do t’i besojë sërish mbrojtësit shqiptar, në prag është ndeshja e kthimit në Europa League kundër Sociedad. Kumbulla i kërkoi ndjesë menjëherë shokëve të ekipit, ndërsa është i gatshëm të paguaj dhe gjobën, me shpresën që Mourinho të qetësohet dhe t’i besoj sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb