Klubi më i pasur në botë, Machester United, tashmë është i mësuar me transfertat 100 milionëshe dhe ndryshe nuk kishte si të ndodhte as këtë vit. Ndonëse nuk e arriti këtë shifër, transferimi i Lukaku-t në “Old Traford” për 85 mln euro bëri jo pak sensacion në opinionin futbolldashës.

Mbrëmë United luajti një miqësore kundër Los Agelos Galaxy dhe kureshtja ishte jo pak për të parë transferimin më të shtrenjtë të kësaj merkato vere.

Aglezët shkëlqyen duke fituar 2-5, por në listën e golashënuesve, ndonëse hyri në lojë në pjesën e dytë, mungoi belgu. Sipas mediave britanike jo vetëm mungesa e golit, por në tërësi loja e Lukaku-t la për të dëshiruar. Në një video ku përmblidhen rastet e Lukaku-t, shihet jo pak herë që belgu has vështirësi, si në pasim ashtu edhe në finalizim.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb