Man.United kërkon të rikthej Alexis Sanchez në “Old Traford” pavarësisht se i kushton 550 mijë euro në javë dhe nuk shihet si titullarë. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, “djajtë e kuq” janë të bindur në këtë pikë, mbetet vetëm për tu përcaktuar se kur do të rikthehet, më 30 qershor, kur i mbaron huazimi, apo në fund të sezonit të Inter, që mund të shkoj deri në fund të gushtit nëse zikaltrit ecin më tej në Europa League.

Sanchezjpg
Sanchezjpg

Kjo ka qenë një dëshirë e Ed Woodward, zëvendës presidenti i klubit, i cili ka bindur edhe trajnerin Ole Gunnar Solksjaer. Inter nga ana e tij do ta mbante sërish në huazim pavarësisht se Sanchez është aktivizuar vetëm në 16 ndeshje, 9 në kampionat, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar dy asist.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb