Një 51-vjeçar banues në fshatin Bletas në Gramsh është gjetur në rrugë pa shenje jete nga familjarët.

Mësohet se 51-vjeçari është larguar nga banesa katër ditë më parë. 51-vjeçari mendohet se është nisur për vizitë miqësie në fshatin Snosëm.

Sipas policisë në trupin e  51-vjeçarit V.Zh nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të jetë bërë arresti kardiak.

Sakaq grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 02.12.2021, rreth orës 08:20, në fshatin Snosem, Gramsh, në rrugë është gjetur nga familjarët pa  shenja  jete shtetasi V. Zh., rreth 51 vjeç, banues në fshatin Bletas, Gramsh. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak

Grupi hetimor nën drejtimin e  Prokurorisë   po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: