SHBA

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Texas SHBA, ku një 6-vjeçare ka mbytur vëllain e saj një vjeç. Babai i dy vogëlushëve i kishte lënë në makinë duke parë film në telefon dhe ishte larguar për të bërë shopping. Pak më vonë djali kishte filluar të qante dhe vajza duke mos duruar dot e kishte mbytur me rripin e sigurimit të makinës.

Kur Adrian Dreshaun Middleton ishte kthyer në makinë sheh vajzën që po qante dhe mes lotësh i tha se kishte bërë diçka të keqe. Babai hedh sytë nga djali i cili rreth tij kishte rripin e sigurimit shkruan Tg.com

Në fillim Adrian mendoi se vogëlushi po flinte, por kur i afrohet ai nuk jepte asnjë shenjë jete. Në ato momente ka marr menjëherë në telefon ambulancën. Vogëlushi u transportua në spital por fatkeqësisht kishte vdekur.

Përpara policisë ai kishte deklaruar se ishte larguar vetëm 30 minuta dhe se gjatë gjithë kohës i kishte hedhur sytë nga fëmijët nëpërmjet xhamit.

Por nga sa u konstatua nga kamerat e sigurisë babai i dy fëmijëve ka qëndruar në dyqan më shumë se një orë pa i kontrolluar asnjëherë vajzën dhe djalin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb