Gjenerali Ljubisa Dikovic është larguar zyrtarisht nga posti i shefit të Shtabit të Ushtrisë së Serbisë. Në vend të tij është vendosur Milan Mojsiloviç.

Në një konferencë me gazetarët, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli disa fjalë për biografinë e shefit të ri të ushtrisë. Ai përmendi një fakt se Mojsiloviç është i lindur në Kosovë.

“Kam pranuar kërkesën e Dikoviçit për daljen në pension. Dua ta falënderoj për marrëdhënien e tij me Serbinë dhe heroizmin dhe guximin që e kundërshtoi agresionin e NATO-s”, deklaroi Vuçiç për ish-komandanin e ushtrisë.

Në biografinë e Milan Mojsiloviç thuhet se ai ka lindur më 3 gusht 1967 në Mitrovicë.
Poashtu, ai shërbeu si shef i Departamentit Operacional të Komandës së forcave operative të Armatës së Serbisë si dhe zëvendës komandant i Komandës së bashkuar operative të Shtabit të Përgjithshëm dhe Komandantit të Ushtrisë.

Në periudhën e një viti, nga tetori 2013, ai shërbeu si kryetar i grupit këshillimor ndërkombëtar në Qendrën për Bashkëpunim të Sigurisë RACVIAC. Ai është i martuar dhe ka një djalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb