Fund dramatik në “Air Albania” për Shqipërinë ku u barazua në sekondat e fundit nga Islanda duke vulosur shifrat në 1-1. Një paraqitje që lë shumë për të dëshiruar ku për pjesën më të madhe luajtëm me një lojtarë më tepër.

Shqipëria mbyll kështu rrugëtimin në Nations League në vendin e fundit në grup dhe falenderon UEFA-n për përjashtimin e Rusisë. Lenjani u shpreh në përfundim të takimit duke folur për Super Sport:

“Jam shumë i lumtur për golin por me performancën nuk jemi aty ku duhet. Kemi bërë shumë stërvitje dhe nuk e dhamë në fushë atë që duhej. Në kohën e De Biassit nuk kishim shumë lojtarë që luajnë në ligat ma të mira, tani kemi kualitete më të mira se në kohën e De Biassit. Unë u zëvendësova për shkak të dhimbjes muskulare sepse ndjeja pak shqetësim gjatë javës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb