Temperatura ekstreme e shoqëruar me një thatësirë të madhe. Kjo është situata në Etiopi, ku njerëzit janë duke u përballur me keshuqyerje dhe mungesë të theksuar të ujit. Nga kjo situatë, janë prekur rëndë edhe kafshët, ku shumica prej tyre po ngordhin.

The Guardian sjell për publikun historinë e Nimo-s, një 2-vjeçari që është duke vuajtur nga kequshqyerja.

“Jemi prekur rëndë nga thatësira. Nuk kemi as qumësht për t’u dhënë fëmijëve”, thotë nëna e djalit, Shems Dire gjithë ankth e frikë.
“I lutemi Zotit për shi”, shtoi më tej ajo.

Për të mos mjaftuar kjo situatë e rënduar natyrore, Etiopia preket edhe nga lufta civile, me rebelë dhe autoritete që janë në beteja të shpeshta së bashku. Sipas UNICEF, thuajse mbi 850 mijë fëmijë në këto zona janë të kequshqyer rëndë, për shkak të thatësirës dhe rënies ekonomike.

Sipas autoriteteve, kjo situatë me thatësirën kishte dy dekada që nuk ndodhte. Për herë të fundit, thatësirë e këtij lloji është regjistruar në vitin 1999, vit ku miliona njerëz në Etiopi vdiqën nga thatësira dhe uria.

Për të ndihmuar sadopak ka menduar Unicef. Ata kanë ofruar deri më tani 23.7 mln euro për hapjen e puseve, sigurimin e ujit të pijshëm dhe ushqimin e fëmijëve.
“Duhet bërë ndërhyrje edhe më e madhe, nëse nuk ndodh, ky vend do të përballet me një katastrofë të vërtetë”, tha Unicef në një deklaratë të sajën.

Rreth 4.4 milionë njerëz po përballen me mungesë të theksuar uji në ultësirat e Etiopisë, kryesisht në pjesën e Oromisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: