Pas publikimit të një letre të Autoritetit të Dosjeve, u përmend emri i ish presidentit Ilir Meta si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në emisionin “Pikat mbi I” në News24 deputeti Luçiano Boçi, u shpreh se me këtë vendim kërkon eliminimin me non-grata të brendshme .

Gjithashtu Boçi u shpreh se Autoriteti po përdor metodat e ish-Sigurimit dhe se goditja e Metës është një mënyrë e trashë nga autoriteti.

Pjesë nga biseda në studio:

Luçiano Boçi: Qëllimi ishte politik. Pjesa e dytë kaloi në anë teknike për sqarimin e gjithçkaje që është bërë.

Zheji: Nëse pas kësaj qëndron Rama , kjo është hera e parë që përdor një mjet të tillë. Kjo ka qenë pjesë e shkallës së doktorët, ndoshta doktori e ka lënë, por ngjashmëria mes autoritarëve bëhet gjithnjë edhe më e madhe.

Luçiano Boçi: Në politikën tonë ka ekzistuar formati i shantazhimit. Doktori theksoj se informacionin e ka parësor. Ka një ndryshim tek pjesa e politikes dhe njerëzores mes Ramës dhe doktorit. Teknologjia që përdor Rama është perfide dhe jo vetëm vë në lëvizje mekanizma duke tentuar që unë jam jashtë. Krahasimi nuk mund të qëndrojë. Rama këto i përdor në mënyrë brutale në favor të interesave të tij.

Zheji: Berisha merrte përsipër autorësinë, ndërsa Rama nuk del vetë ta bëjë, nëse del pas kësaj, por del dikush tjetër që e nxjerr si aksidentalisht. Bën një lloj teatri për të qenë sa më shumë dorëjashtë. Është e vërteta që po del nuk është se po ja bëjmë Metës me qëllim është ajo çka kërkon të transmetojë Rama. Pra duhet një aparat provash për të çmontuar këtë akuzë.

Luçiano Boçi: Inicialet e një autoritetit të lartë janë I.M, dihet që në parlamentin shqiptar ka një deputet Ilir Metaj dhe me këtë u synoi që kjo akuzë të transmetohej sikur nuk dihej. Tashmë autoriteti tregoi se nuk është i besueshëm,.

Zheji: Autoriteti i dosjeve ka hyrë në histori si Komisioni Bezhani. Ndaj edhe Ilir Meta tha i kam kaluar edhe filtrat e Berishës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb