Milan nuk ndalet në merkato dhe bën goditjen e radhës, duke marrë shërbimet e Jens Petter Hauge. Pritet vetëm firma në kontratë, por gjithçka është e mbyllur me talentin norvegjez që ka mbërritur në Milano për testet mjekësore. Sulmuesi 21-vjeçar magjepsi drejtuesit e klubit kuqezi në sfidën e Ligës së Europës kundër Bodo Glimt, ku ai realizoi edhe një gol.

Unnamed
Unnamed

Menjëherë pas ndeshjes, Paolo Maldini prenotoi lojtarin për merkaton e janarit, por mungesat e shumta në sulm e detyruan atë të përshpejtojë transferimin. Hauge kalon te Milani për 4 milion euro, plus bonuset ndërsa mund të luajë që në ndeshjen e ardhshme në Serie A kundër Spezia. 21-vjeçari bën kapërcimin e madh në karrierë pas paraqitjes së shkëlqyer në këtë sezon të kampionatit norvegjez. Ai ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 9 asist, duke ndihmuar Bodo Blimt që pret të fitojë titullin kampion.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: