Marina e Ukrainës pretendon se ka shkatërruar një anije të madhe zbarkuese ruse pranë qytetit të Berdyansk.

Një deklaratë e shkurtër në Facebook u shoqërua me foto dhe video të zjarrit dhe shtëllungave të dendura të tymit në port. Video të tjera që qarkullojnë në mediat sociale pretendojnë të tregojnë shkatërrimin e anijes.

Berdyansk, i cili është në perëndim të portit të rrethuar të Mariupolit, u kap katër ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.Rusia thotë se e ka përdorur portin si bazë për të transportuar pajisje për trupat e saj.

(bALKANwEB)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: