KAMEZ
Një 25- vjeçar është arrestuar në Bathore të Tiranës për shkak të vjedhjes së një banese me dhunë ditën e djeshme.

Disa orë pas ngjarjes është arrestuar A.M, si autor i vjedhjes duke zbardhur edhe ngjarjen se si kishte vepruar.

Ky person në orën 10:50 të paradites së 6 shkurtit kishte hyrë në një banesë i maskuar dhe me thikë ku kishte vjedhur lekë dhe bizhuteri. Po ashtu Policia bëri të mundur edhe sekuestrimin e lekëve dhe bizhuterive të cilat ai kishte vjedhur.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Kamëz, Tiranë

Finalizohet operacioni policor “Bërzhita”.

Zbardhet pas disa orësh vjedhja me dhunë në një banesë në Bathore.
Vihet në pranga autori i vjedhjes.
Gjenden dhe sekuestrohen bizhuteritë dhe lekët që autori vodhi në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5, pas njoftimit të marrë se në Bathore, në rrugën “Bërzhitë”, rreth orës 10:50 të paradites së datës 06.02.2020, në banesën e shtetasit H.H., kishte hyrë një person i maksuar dhe nën kërcënimin e thikës kishte vjedhur lekë dhe disa bizhuteri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i reagimit në kohë, informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune profesionale me veprime të shpejta proaktive u bë e mundur që brenda pak orëve të identifikohej personi i dyshuar si autor i kësaj ngjarjeje.
Në këtë kuadër u organizua operacioni policor i koduar “Bërzhita”, duke u finalizuar me kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Bathore, Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
Gjatë operacionit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të sendeve të vjedhura nga autori në banesën e shtetasit H. H.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor, në ngarkim të shtetasit A. M., për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 15 vjet burgim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb