MISURI- Fatmirësisht i ka mbijetuar kancerit të gjirit, por për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje të rrezikshme 36-vjeçarja Jenn Alter ka vendosur të postojë në rrjet imazhet tronditëse të gjoksit të saj pas trajtimit.

36- vjeçarja nga Saint Louis, Misuri i ka postuar fotot në blogun e saj në Tumblr “Pushing in the Pin”.

“Kjo është përgjigjja për kancerin e dhj*** të gjirit”. Me këtë titull i ka postuar ajo fotot për të treguar se i janë dashur 35 seanca rrezatim.

“Kanceri i gjirit nuk është sexy. Kjo nuk ka lidhje me shpëtimin e gjoksit. Kjo nuk është as dita pa të brendshme, ku femrat gjejnë justifikim që të postojnë thithat e tyre nën rrobat e ngushta…Kjo është një plagë, dhimbje, heqje thithash, lëkurë e djegur, të vjella dhe zemër e thyer bashkë. Nëse as kjo nuk ju bën të vetëdijshme të dashura gra, nuk di ç’tju them më shumë”, – ka thënë ajo për Daily Mail.

E pyetur se pse vendosi ta ndajë me të tjerët eksperiencën e saj të tmerrshme, 36-vjeçarja shpjegon se: “Doja të tregoja që edhe pse një grua preket nga kanceri i gjirit duhet të përpiqet të fitojë jetën e saj, të mos vdesë. Doja të tregoja anën e shëmtuar të kësaj sëmundje që gratë të mundnin ta parandalonin”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: