TIRANE- Petraq Beja, i riu që i shpëtoi mrekullisht aksidentit të 26 nëntorit në zonën e Ujit të Ftohtë, rrëfeu momentet e tmerrit fill pasi mjeti BMW-X6 u rrëzua në një gropë të hapur në mes të rrugës, e për pasojë kushëriri i parë, Kristi humbi jetën.

Gjatë rrëfimit ekskluziv për gazetarin Enrik Mehmeti, Petraqi, tregoi edhe një detaj tjetër të aksidentit, një foto të bërë pak minuta para se BMW-X6 që drejtohej prej tij të binte në gropë.

21-vjeçari thotë se e ruan me fanatizëm foton e fundit të bërë në Snapchat me kushëririn më të vogël, madje e mban si kujtim edhe në celularin e tij.

kristi-panajoti-vlore-2

I riu rrëfeu edhe momentin kur efektivi i policisë i bëri presion që ai të thoshte se kishte probleme me shikimin, duke u nisur nga fakti që kishte sy me ngjyrë të ndryshme. Kjo për të devijuar hetimin, se shkaku i aksidentit ka qenë shikimi i dobët i drejtuesit të mjetit dhe jo mungesa e sinjalistikës rrugore në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit 21-vjeçari qendron në karrige me rrota, ka një dorë të thyer, por edhe dëmtime të tjera në trup.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb