Avionit me të cilin u rrëzua skuadra braziliane e futbollit në Medelin të Kolumbisë mund t’i ketë mbaruar karburanti. Hetuesit thonë se është shumë e dyshimtë që avioni nuk shpërtheu pasi u përplas me malin në rrugën nga Bolivia në Kolumbi.

Një i mbijetuar i udhëtimit besohet t’u ketë thënë autoriteteve se avioni, që kishte në bord 77 pasagjerë, nuk kishte më karburant disa minuta para uljes së programuar në aeroportin Jose Maria Cordova.

Teoria vjen pas pretendimeve se piloti i avionit Miguel Alejandro Quiroga Murakami kishte bërë disa rrotullime në përpjekje për të djegur karburant që të shmangte një shpërthim të mundshëm. 6 persona arritën t’i mbijetojnë mrekullisht përplasjes, por tragjedia mori me vete më shumë se 70 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin klubi i skuadrës braziliane Chapecoense.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb