Borusia e Dortmundit ka arritur një fitore të vështirë, por me një përmbysje spektakolare në fushën e Augsburgut. Deri në minutën e 55-të, verdhezinjtë e shikonin veten në humbje 2-1, ndërsa 60 sekonda më pas do të bënte debutimin e tij 19-vjeçari holandez Erlig Haland, i blerë nga Salcburgu pak javë më parë.

Gjiganti norvegjez vijoi me ritmet e tij të papërmbajtshme, duke realizuar një tregolësh dhe duke përmbys ndeshjen që u fitua 5-3 nga Dortmundit! Në fillim u tha se ishte i mbivlerësuar, por ai përgjigjet me gjuhën e golave!

Sa u takon takimeve të tjera të ditës, Këlni mposhti Volfsburgun 3-1, Frajburgu i Amir Abrashit fitoi 2-1 në Mainc me shqiptarin që u aktivizua gjatë gjithë takimit, sikundër edhe Verderi i Rashicës, me vushtriasin që luajti 90 minuta në suksesin 1-0 ndaj Dyseldorfit. Fitore në transfertë dhe për Frankfurtin, që theu 2-1 Hofenheimin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb